Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Falsifikimi i  dokumentave”, “Falsifikimi i Letërnjoftimeve i Pasaportave ose Vizave” shtetasin Z. I., 37 vjeç, banues në Turqi. Ky shtetas  ka tentuar të kalojë kufirin me pasaportë dhe kartë identitetit Bullgare të dyshuara si të fallsifikuara nga Pika Kufirare e Kufirit të Portit Durrës.