Rrëzimi i një porte hekuri ka lënduar një 45-vjeçar, banor në fshatin Xhafzotaj.

Ngjarja që, sipas policisë, konsiderohet aksidentale, është regjistruar një ditë më parë në një shtëpi private, në vendin e njohur me emrin 4 rrugët e Shijakut.

Po sipas policisë, 45-vjeçari P.H. ndodhet i shtruar në spitalin e Durrësit, fatmirësisht, jashtë rrezikut për jetën.