Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Toshkez të bashkisë Lushnjë.

Behar Malia 81 vjeç ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale pasi porta e hekurit të komshiut përballë e ka zënë poshtë.

Sipas informacioneve të para, 81-vjeçari jetonte i vetëm dhe për fëmijët kishin punësuar një punonjëse që kujdesej për të.

Në momentin e ngjarjes, 81-vjeçari ka shkuar përballë shtëpisë së vet për të marrë një kovë dhe kur ka ikur ka tentuar të mbyllë derën e cila është shkëputur duke e zënë poshtë. Si pasojë i moshuari ka marë plagë në kokë.

Edhe pse është transportuar për në spital ai nuk ka mundur të shpëtojë.