“Faleminderit Shqipëri” është titulli i një artikulli sportiv, në një portal zviceran.

"20min.ch", falenderon tifozët e shumtë shqiptarë në Francë, që e përkrahën ashtu siç duhet Kombëtaren, duke dëshmuar kulturë të lartë. Më tej shkruhet se tifozët kuqezinj ishin shembull në këtë Evropian.

“Turneu do të vazhdojë pa vendin e vogël ballkanik”, thuhet në shkrim. Megjithatë, futbollistët shqiptarë dhe tifozët e tyre mund të ndjehen fitues. Artikulli përmbante gjithashtu edhe një video të spektaklit që kanë dhuruar tifozët shqiptarë në Francë.