Përmes një postim në rrjetet sociale, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me projektin e portit të ri të Durrësit.
Në postimin e tij, Alibeaj shprehet se për 9 vite Rama ka vjedhur pasuritë e qytetarëve shqiptarë dhe se porti i Durrësit “është dështimi dhe grabitja e radhës së kësaj qeverie“.
Sipas tij, Kryeministri përveç largimit të të rinjëve duhet të jap llogari edhe për abuzimet pa fre me pasuritë e shqiptarëve.
“Përrallat me transformime të mëdha dhe investitorë strategjikë janë të njëjtat me ato që u thotë shqiptarëve për inceneratorët. Për gati 9 vjet Edi Rama u ka ofruar qytetarëve pallavra për investime ndërsa u ka vjedhur atyre pasurinë publike.
Ua ka vjedhur duke ua bërë dhuratë miqve dhe klientëve të tij. Projekti i portit të Durrësit është dështimi dhe grabitja e radhës së kësaj qeverie që veç largimit i duhet të japë llogari dhe për abuzimet pa fré me pasuritë e shqiptarëve”, shkruan Alibeaj.