Autoriteti Portual Durrës njofton se porti i qytetit bregdetar është një destinacion i preferuar i jahteve tursitikë, ku që prej fillimit të qershorit janë bregëzuar 44 të tillë.
"Moon shine", "Lady Bianca", "My Way", "Obelix 3","Josephine", janë vetëm disa nga emrat e jahteve me vendnisjeje nga porte të ndryshëm, që kanë zgjedhur të ndalojnë edhe në portin më të madh të vendit tonë.
Që nga fillimi i vitit në Durrës kanë mbërritur 89 jahte dhe kohëqëndrimi i tyre në qytetin bregdetar zgjat nga 4-5 orë deri në një javë.