Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për mediat foli mbi aferën e portit të Durrësit.

Ai tha se kryeministri Edi Rama zgjodhi kompani me pronarë të fshehur në vend të komapnive europiane që do të sillnin dhe më tej investitorë.

Meta: Porti i Durrësit është i provuar me dokumente zyrtare dhe me dokumentin e vendimit të investimeve publike, se i është dhënë kompanive guaskë të regjistruar në ishujt Virgjn të Britanisë. Pra prona më e rëndësishme e shtetit shqiptar nuk dihet në duart e kujt është, pasi nuk njihen as pronaret e fshehur dhe as kapitalet dhe origjina e tyre në guaskat offshore.

Edi Rama në vend të kompanive prestigjiozë evropiane që mund të merrnin pjesë në një tender të hapur, përzgjidhi kompanitë e tij guaska dhe offshore me pronarë të fshehur.

Ardhja e kompanive evropiane do të kishte qenë një mundësi e realizimit të projektit me transparencë, por edhe një sinjal i fortë për të hequr investime të tjera serioze në vend.