Gjatë periudhës janar-korrik 2020, në kalatat portuale të Portit të Durrësit janë përpunuar 796 mjete lundruese.
Në Terminalin Lindor, janë akostuar 77 anije; në Terminalin Perëndimor, 157 anije tregtare; ndërsa në Terminalin e Kontejnerëve, numri i anijeve të përpunuara arrin në 96 anije.
Tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona e anasjellas kanë kryer 407 lundrime, ndërsa numri i jahteve arrin në 59 gjithsej.
Për pritjen dhe përpunimin e tyre janë angazhuar edhe institucionet ligjzbatuese, si Policia e Kufirit, Kapitaneria e Portit, Dogana, etj.
Numri i anijeve tregtare që janë përpunuar në të tre Terminalet është thuajse i njëjtë me të njëjtën periudhë të 2019-s.
Ka pësuar një rënie të lehtë lundrimi i trageteve, jahteve dhe kroçerave drejt Durrësit dhe anasjellas.