Partia Demokratike ka përgatitur padinë e dytë për në Gjykatën Kushtetuese për projektin e Portit të Durrësit.

Në një dalje për mediat deputeti Oerd Bylykbashi, deklaroi se në SPAK do të depozitohet dhe kallëzim penal për shkelësit, ndërsa theksoi se synimi i PD është të shpëtojë Portin e Durrësit.

“PD ka përgatitur padinë e dytë për në Gjykatën Kushtetuese me firmat e deputetëve të opozitës për ta sfiduar sërish këtë çështje për shkeljet e rënda kushtetuese që janë bërë dhe kallëzim në SPAK për këtë aferë, ku personat përgjegjës duke filluar nga Rama, duhet të mbajnë përgjegjësi.

Është një aferë në dëm të jashtëzakonshëm të interesit publik. Kemi bërë gati këto dy padi.

Synojmë të shpëtojmë Portin e Durrësit. Ka interes të lartë në nivel kombëtar dhe është detyra jonë ta çojmë deri në fund”, tha Bylykbashi.