Kryeministri Edi Rama ka theksuar se nuk po falin asnjë copë tokë, si përgjigje ndaj opozitës për akuzat në lidhje me Portin e Durrësit.
“Nuk po falim asgjë, asnjë copë tokë, por po falim të drejta zhvillimi shtetërore ku pikërisht sepse shteti është pronar dhe për herë të parë është ortak me një investitor të huaj, i cili do të investojë 2 miliardë euro. Për mëmëdhetarët, ortakut shtet ia numërojnë këto vlerën e pronës. Dhe duke qenë se turpin, këta të të paudhë e kanë ngrënë me turpin e pavarësisë, u çajnë daullen veshit të qytetarëve. Po jo more, asgjë nuk është falur”, tha Rama .