Deputeti Agron Shehaj tha në studion e emisionit “Opinion” se në projektin e marinës së Durrësit janë përfshirë 6 kompani guackë, gjë që sipas tij nuk e bën të qartë se cili është pronari i kompanisë.

“Thelbi qëndron se cilët janë përfituesit dhe palët e marrëveshjes, janë gënjeshtrat që janë thënë për këtë projekt dhe janë sekretet që janë pas këtij projekti. Sekretet: Kemi 2 pronarë, kemi 2 subjekte. Qeveria shqiptare ka firmosur një kontratë me 2 subjekte. NSHMI, nuk dimë se kush është dhe nuk dimë se çfarë kapacitetesh ka, nuk kemi asnjë informacion. Kemi edhe kompaninë tjetër – Eagle Hills, për të cilën çfarë nuk është thënë, gënjeshtra. Nëse mund të nxjerrim vetëdeklarimin që ka bërë Alabbar… 2 palë janë aty, për 1 nuk dimë dhe për tjetrën është kjo (nxjerr dokumentin). Kompania Eagle Hills shpk është krijuar pak më para se 1 viti nga një kompani offshore, pas 1 muaji e kthyen dhe e bënë jo offshorë. Albbar tha se kjo kompania që ishte këtu, është e imja dhe për të thënë se ishte e tij nuk solli një certifikatë pronësie, bëri një vetëdeklarimi dhe tha: Kompania Eagle Hills sh.p.k, ekstrakti nuk ka pronar Alabbar. Midis kompanisë Eagle Hills dhe Alabbarit ka 6 kompani guackë. Ky është një dokument, një vetëdeklarim. Problemi qëndron se ne nuk dijmë se kush është pronari. Ne kemi një vetëdeklarim të këtij zotërisë këtu”,-tha Shehaj.