Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me postimin që bëri dje mbi kompaninë Alabbar që do të ndërtojë portin e Durrësit.
Ai sqaroi postimin mbi “Manhatanin e Zagrebit”, ku theksoi se një kontroll i thjeshtë do të mjaftonte për të mos gabuar, ndërsa ka kërkuar falje duke qenë se e vërteta qëndronte ndryshe.
REAGIMI
Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit”nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin!Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet,po kërkon falje!