Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka publikuar në rrjetin social Facebook një letër të dërguar Kuvendit nga kompania gjermane EMS Shiping& Trading lidhur me projektin e Portit të Durrësit.

Sipas Vasilit, kjo kompani ka një kontratë 35-vjeçare për kalatën lindore të Portit të Durrësit dhe kanë një detyrim investimi prej 15 milionë eurosh.

Kompania gjermane thotë se ka lexuar projektligjin për projektin e Portit të Durrësit, për të cilën shton se bie ndesh me marrëveshjen e koncensionit.

Ndër të tjera, kompania thotë se ruan të drejtën për masa ligjore, që sipas Vasilit mund ti kushtojë qytetarëve shqiptarë 200-300 milionë euro.

Postimi i Petrit Vasilit:

Thellohet Afera me portin e Durresit! Kompania Gjermane EMS Shiping& Trading leter te gjithe deputeteve! (DOKUMENTI).

Kompania gjermane EMS Shipping&Trading, e referuar si EMS, i është drejtuar me një letër parlamentit shqiptar.

Kompania ka një kontratë 35-vjeçare për kalatën lindore të portit të Durrësit. Ka një detyrim investimi vetë prej mbi 15 milionë euro.

Kompania gjermane i drejtohet parlamentit dhe thote: “ne kemi shqyrtuar projektligjin dhe marrëveshjen kuadër së bashku me anekset të publikuar në faqen e Kuvendit. Ato bien ndesh me marrëveshjen e koncesionit të EMS”.

Kompania thotë se gjuha e relacionit, edhe pse e paqartë, nuk është në dijeni të një afati kohor brenda të cilit qeveria shqiptare është në gjendje të ndërtojë një port të ri.

Sipas kontratës, EMS thotë se ruan të drejtën që të marrë masa ligjore për përfundim të parakohshëm të kësaj kontrate, që mund t’u kushtojë shqiptarëve 200-300 milionë euro.

Bemat e Portit te Durresit nuk kane te mbaruar. Nje afere e neveritshme mafioze kryekeput! Me ne krye Edi Ramen!