Peshkimi ka mbyllur dyert sot, duke u hedhur në një protestë pa afat. Shkak është bërë mosfurnizimi me naftë nga kompania fituese e tenderit.
Qemal Beu, kreu i organizatës së Menaxhim-Peshkimit në Durrës tha se porti i peshkimit mbylli dyert sot ndërsa asnjë anije peshkimi nuk ka dalë në det.
Në bursë nafta ka rënë dukshëm pas shpërthimt të pandemisë Covid-19. Por anijet e peshkimit në Durrës vijojnë të funizohen me naftë me çmim të lartë.
Në të tilla kushte peshkatarët janë hedhur në grevë.
Industria e peshkimit është një prej më të rëndësishmeve në Durrës ku në zinxhirin e saj janë të punësuar mbi 2 mijë persona.
Kjo industri ka punuar me kapacitet të ulet gjatë pandemisë për shkak të bllokimit të punës në restorante dhe lokale.
K.H.





