As porti i ri i peshkimit dhe as i vjetri nuk ka kapacitetet e duhura për ankorimin e flotës se peshkimit që përbëhet prej 130 anijesh të tonazhit të ndryshëm.
Në portin e vjetër anijet përplaseshin me njëra-tjetrën të ngjeshura si sardele, ndërsa ndërtimi i portit të ri nuk i dha zgjidhje. Kreu i sindikatës së peshkimit në Durrës, Klodjan Kapiti ngre si shqetësim madhor mungesën e kapaciteve në portin e ri të peshkimit.
Autoriteti Portual ka kërkuar largimin e anijeve të peshkimit nga bankinat e portit të vjetër armatorëve por porti i ri nuk ka kapacitetet për të mbajtur të gjithë flotën e anijeve peshkatore.
Porti i ri ka kushtuar mbi 15 milionë euro por nuk ka kapacitet për të mbajtur flotën e peshkimit, madje as infrastrukturën mbështeëse që nis nga vendriparimet e anijeve, magazinat e peshkut etj.
Rreth 80% e të gjithë flotës së anijeve është e amortizuar në pjesën fundore dhe rrezikojnë të mbyten. Prej vitit 2011, nuk ka kantier për riparimin e anijeve tona sepse u shkri në furrnaltat e Elbasanit nga kompania Kurumi që e privatizoi.
K.H.





