Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të hënë me një postim nga kantieri i Portit të ri turistik në Durrës.
Ai shprehet se atje po merr formë plazhi i ri që do të ofrojë vendpushim cilësor për turistët e huaj dhe vizitorët nga Shqipëria.
Megjithatë Rama thekson se ky projekt do të shërojë një gangrenë të rëndë mjedisore që është shkaktuar nga ndotja si pasojë e aktivitetit tregtar pa standarde prej shumë dekadash.
“Dhe me kantierin e Portit të Ri Turistik në Durrës, ku po merr formë plazhi i ri që jo vetëm do të ofrojë një tjetër hapësirë jete si vendpushim cilësor, me njësitë e shërbimit, hotelet, apartamentet dhe aksesin 24/7 për turistët e huaj e për vizitorët nga Shqipëria, po edhe do të shërojë një gangrenë të rëndë mjedisore në atë zonë të ndotur nga aktiviteti tregtar pa asnjë standard mjedisor prej shumë dekadash, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan ai.