23 janar 2015 – Portieri i ekipit të futbollit Korabi, Mani Livani, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen me seancat e tij stërvitore. 21 vjeçari është kthyer në një personazh tepër popullor në rrjetet sociale. Videot e tij ku përdor pengesa të improvizuara në vend të kundërshtarëve e bëjnë akoma më interesante mënyrën e stërvitjes se tij.
I sigurt, ai nuk ngurron të kalojë makina e motorrë, një mënyrë që e bën akoma më të shpejtë në veprimet e tij. Mani Livani ka edhe një faqe të tij në facebook ku tifozët e tij ndjekin video nga seancat stërvitore. Ai nuk pëson gol prej 8 ndeshjesh dhe falë tij skuadra e dibrane e Korabit mban vendin e parë në renditjen e Kategorisë së Dytë ku në 12 javët e para nuk ka pësuar asnjë humbje.





