23 maj 2015 – Pamje shokuese vijnë nga Amerika e Jugut, ku portieri i skuadrës së Union Perene ka goditur nga mbrapa gjyqtarin e ndeshjes, i cili më parë ia kishte treguar të verdhin portierit.
Union Perene luante ndeshjen e vlefshme për Kupën e Perusë, kundër Pichanaki-t, ndërsa gjithçka po shkonte normalisht deri në momentin kur gjyqtari i dha të verdhin portierit, dhe duke mos qenë në dijeni se këtë të fundit e kishin tradhtuar nervat, filloi të vraponte normalisht dhe gati për të rifilluar ndeshjen. Por, portieri nuk e la ma aq, i cili me një goditje kung-fu në shpinë e rrëzon në tokë gjyqtarin. Portieri u përjashtua nga ndeshja, ndërsa loja vazhdoi disa minuta më vonë, pasi gjyqtari kishte nevojë për ndihmën mjekësore.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/