14gusht 2015 – Thibaut Courtois në telashe serioze, por jo në aspektin sportiv. Portieri i Chelseat akuzohet se ka tradhtuar të fejuarën e tij, Marta Dominguez, me modelen belge Emily Vanhoutte. Është vetë 20-vjecarja Emily, e cila ka zbuluar se para se të nisej për në Botërorin Brazilian, Courtois ka kaluar momente pasionante me të, edhe pse në atë kohë ishte i lidhur me Martan.
Ish-Miss Bota, përfaqësuese e Belgjikës, këmbëngul se ajo nuk do të niste kurrsesi një lidhje me Thibaut, nëse do të kishte dijeni për marrëdhënien e tij me bukuroshen spanjolle Marta.
Ky sekret i nxjerrë në shesh, mund t’i kushtojë shtrenjtë portierit 22-vjecar, i cili ka vendosur të lidhë kurorë me të dashurën e tij Dominguez.