24korrik 2015 – Skënderbeu bëhet çështje në mediat irlandeze për përfshirje në teukim. Menjëherë pas takimit te kthimit te vlefshëm për raundin e dyte kualifikues te Uefa Champions League në Belfsast mes Crusaders dhe Skënderbeut qe përfundoi me fitoren e vendasve 3-2 portieri irlandezo verior Shon Onil reagoi ne profilin e tij ne Twitter.
Lojtaret e Skënderbeut qartësisht kishin luajtur për një ndeshje me mbi 3.5 gola. “Unë nuk kam pare asnjëherë si ai futboll i 10 minutave te fundit. Nëse nuk do te ketë një hetim nga UEFA për këtë takim, atëherë ka diçka qe nuk shkon.” Sipas tifozëve te Crusaders pas avantazhit 1-2 te Skënderbeut janë hedhur ne një kompani te paidentifikuar ne Paris një shume prej 150 mije paundesh qe takimi do te përfundonte me fitoren e vendasve.