Sjellja arrogante dhe vrazhdësia e Xhianluixhi Donarumës, bëri që portieri i Italisë të humbte edhe pak tifozë që ishin në mbështetje të tij. 27-vjeçari u përpoq të zihej me futbollistët boshnjakë gjatë gjithë ndeshjes dhe pas ndeshjes sulmoi Dzenis Burniç, por ajo që ndodhi gjatë gjuajtjes së penalltive është vërtet një turp.

Pasi Sebastiano Esposito humbi një penallti, Donaruma dhe Nikola Vasilj u grindën. Sigurisht, italiani e nisi gjithçka. Ndërsa Nikola po festonte gabimin e Espozitos, Donaruma mori letrën me emrat e gjuajtësve të penalltive të axurrëve dhe filloi ta griste. Ata provuan të gjitha llojet e trukeve të pista për të siguruar një biletë për në Kupën e Botës, por dështuan sërish. Donaruma është cilësuar si një turp i rëndë për futbollin profesional.