Një episod qesharak vjen nga Meksika, aty ku portieri i Tigres, Nahuel Guzman në sfidën ndaj Club America, u ndëshkua brenda tre minutash me dy kartonë të verdhë duke lënë të tijtë me një lojtar më pak, moment në të cilin skuadra e tij po humbiste 1-0 dhe po luante kohën shtesë prej 30 minutash.

Rregulli e kërkon që lojtari i cili ndëshkohet me karton të kuq largohet për në dhomat e zhveshjes, por nuk ishte ky rasti i Guzman. Ky i fundit u fsheh pas porte dhe u fut poshtë një plastmasi dhe vijoi ta ndiqte prej aty pjesën e mbetur të ndeshjes.

Ndeshje e cila nuk shkoi në favor të skuadrës së tij që në fund u mposht me shifrat 3-0. Por, ky gjest i portierit Guzman ka bërë xhiron e botës duke u shpërndarë në masë në rrjetet sociale.