Boka Zhuniors ka arritur të triumfojë minimalisht 0-1 në frymën e fundit në transfertë ndaj Defensa Justicia, e vlefshme për javën e 15-të në elitën e futbollit argjentinas.

Ajo që ra më shumë në sy në këtë takim ishte një veprim i një tifozi të vogël të skuadrës Defensa Justicia, i cili pas golit të pësuar të skuadrës së tij në minutën e 90+2′ me anë të futbollistit të Boka Zhuniorsit ka bërë që veprimi i tij të jetë në qendër të vëmendjes.

Pas golit tifozi i vogël ka shkuar menjëherë te portieri i skuadrës së tij, Ezekiel Unsain për t’i dhënë një përqafim dhe duke i dhënë një mesazh të gjithëve se futbolli është përtej gjithçkaje. Video u bë menjëherë virale.