Al Mansour, portieri i ekipi kampion të Libanit, Al Ahed, pësoi një gol qesharak dy ditë më parë në ndeshjes e vlefshme për Kupës e Azisë ndaj skuadrës nga Turkmenistani, FC Altyn.
Deri në minutën e 57 asnjë nga ekipet nuk kishte mundur të shënonte, kur portieri i ekipit mik bëri gabimin trashanik. Topi u kthye nga një mbrojtës tek Al Mansour, i cili fare i pavëmebdshëm për të frenuar topin e lejon atë të shkojë drejt rrjetës, duke bërë më pas përpjekje të dështuara për ta ndaluar para se të kalonte vijën fatale.
Konfederata Aziatike e Futbolli ka nisur menjëherë një hetim në lidhje me këtë ndeshje, pasi edhe rezultati ishte surprizë.