Portieri shqiptar, Diant Ramaj, ka hedhur një tjetër hap të madh në karrierën e tij. Gardiani 23-vjeçar ka kaluar nga Ajaxi te Borussia e Dortmundit në Gjermani.

Ramaj ka firmosur me gjigantin e Bundesligës deri në vitin 2026, teksa do të luajë i huazuar te Copenhagen deri në fund të sezonit.

Kjo lëvizje e bujshme për portierin erdhi në çastet e fundit të merkatos, ndërsa ishte paralajmëruar më parë.