Një portier spanjoll ka dalë hapur si homoseksual duke postuar një foto me të dashurin në “Twitter”.

Portieri i Marbella-s, Alberto Lejaragga ka publikuar foto, ku shihet duke përqafuar dhe puthur partnerin e tij në buzë: Faleminderit shumë që je gjithmonë pranë meje, në momentet e mira dhe në momentet jo aq të mira. Faleminderit!

Përveç dy fotove me të dashurin e tij, i cili kishte veshur një fanellë të skuadrës Marbella-s me emrin e partnerit së tij, Alberto postoi gjithashtu foto të familjes së tij, duke festuar fitoren e ekipit të tij.

Fansat e përgëzuan për guximin dhe vendimin që të shfaqte hapur orientimin e tij seksual.

Faqja spanjolle sportive “Relevo” u shpreh për Alberton:  Një lojtar që puth të dashurin e tij. Një foto normale që të prek.

Alberto i lindur në Madrid, i cili sapo ka përfunduar sezonin e tij të dytë me Marbella-n, e përshkruan veten në “Twitter” si një inxhinier kompjuteri dhe futbollist.