DURRËS, 17 shtator 2014 – Inspektorati Qendror Teknik (IQT) ka penalizuar në gjysmën e parë të shtatorit 2014 10 subjekte biznesi që tregtojnë naftë dhe gaz mes tyre dhe një shoqëri në “fermën” e depozitave të Porto Romanos.
Ndërsa për 9 subjektet gjobat kishin të bënin me mosrespektimin e standardit të pikës së flakërimit dhe përqindjes së squfurit, në rastin e shoqërisë “Gaz Power Al”, ndëshkimi prej 100 mijë lekët u vu për mungesë dokumentacioni teknik-ligjor (shih faksimilen e tabelës).
Info
U themelua në shkurt të vitit 2012, me seli në Durrës, Porto Romano, ish-NISH Kimikja; bën import-eksport, depozitim, transportim, tregtim me shumicë e pakicë të gazit të lëngshëm, mbushje e tregtim me shumicë të bombolave të gazit; karburanteve, lubrifikanteve, të naftës bruto, gazit dhe nënprodukteve të tyre, alkoolit për frena, gomave e pjesëve të këmbimit për automjete etj.
Në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR), më 29 korrik 2014, u depozitua urdhri i lëshuar nga shoqëria “Hoti Bailiff Service” për vendosjen e masës së sekuestros konservative mbi aksionet; pas një muaji, më 29 gusht 2014 është urdhëruar heqja e masës së sekuestros konservative; por telashet nuk mbarojnë: teksa kjo kompani po kontrollohej nga IQT-ja, më 11 shtator 2014, po shoqëria përmbarimore private “Hoti Bailiff Service” ka urdhëruar vendosjen e masës së sekuestros konservative.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





