Emisioni i humorit “Portokalli” nuk do të vazhdojë më transmetimin për shkak të situatës së koronavirusit.

Në një njoftim në faqen zyrtare të emisionit në Instagram, bëhet me dije se ky vendim është marrë për të mos rrezikuar shëndetin e aktorëve.

“Publik i dashur i Portokallisë, kushtet e karantinës e bëjnë të pamundur realizimin në kohë dhe me cilësinë e duhur teknike produksionin tonë. Në këto kushte, si të gjithë shqiptarët, ne kemi vendosur të mendojmë së pari për mirëqenien e trupës  dhe stafit mbështetës pa të cilët ky emision është i pamundur. Shumë shpejt Portokallia do të rikthehet në ekran me gjithë shkëlqimin e saj të paimitueshëm. Projekti jonë i vetëm është ai i “Tch”, adresa ku Portokallia u krijua. Deri atëherë, kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj. Ju duam shumë. Stafi i Portokalli.”- shkruhet në postim.