Këtë të diel rikthehet në ekranin e Top Channel programi i humorit “Portokalli”.
Lajmin e ka dhënë moderatorja e emisionit, Xhemi Shehu përmes një postimi në rrjete sociale.
Teksa publikon në Instagram një foto bashkë me aktorët e njohur të “Portokalli”, Xhemi shkruan: “Shihemi te dielën”.
Kujtojmë që spektakli i humorit vendosi që të bënte një pauzë për të mos rrezikuar shëndetin e stafit dhe të aktorëve gjatë emergjencës së koronavirusit.





