Disa të rinj të PD-së përdorën një instalacion si kurorë mbretërore për Edi Ramën, duke e konsideruar si mbreti i kanabisit. Kurora është me diametër 2 metra dhe në krye të gurëve të çmuar të krimit është portreti i Ramës.
Sipas PD-së, kurora është simbol i faktor se këto 5 vjet, Edi Rama ndërtoi në Shqipëri Mbretërinë e Krimit dhe të Drogës. Bashkëpunëtorët e Ramës për të blerë pushtetin dhe për ta mbajtur atë janë vendosur në kurorë me portretet e Saimir Tahirit, Moisi Habilajt, Emiljano Shullazit, Lul Berishës, Klement Balilit.
Pjesë e këtij instalacioni është edhe një divan, ku Edi Rama është i ulur me të njëjtët kriminelë. Për të mbrojtur këta dhe nëpërmjet tyre pushtetin e vet, Rama ka nisur marrjen e drejtësisë nën kontroll. Disa prej tyre kanë dalë nga burgu, të tjerë nuk kapen nga policia edhe pse u dihet vendndodhja dhe për pjesën tjetër po dështohen hetimet.
Një nga slloganet kryesore të protestës së opozitës është “Banditët në burg, jo në qeveri”. Prandaj protestuesit tundin prangat e drejtësisë!
Ndërsa fshesat, të rinjtë i mbanin për të simbolizuar sipas tyre se Shqiperia e ka jetike të pastrohet nga krimi.





