Portugali, 18 gusht 2014 – Ne pritje te ndeshjes se pare te Kombetares Shqiptare, Portugali–Shqiperi, e vlefshme per kualifikimin ne Kampionatin Europian te futbollit, i cili do te zhvillohet ne France ne vitin 2016, Federata Shqiptare e Futbollit njofton te gjithe te interesuarit se duke filluar nga data 20 gusht deri ne daten 31 gusht do te jene te disponueshme prane FSHF-se biletat per kete event. 

Biletat per tifozerine shqiptare do te jene te dy kategorive te ndryshme, me çmimet respektive, 10 euro dhe 20 euro (shih harten e stadiumit). Keto cmime jane cmimet e vendosura nga Federata Portugeze dhe FSHF nuk do te shtoje asnje kosto tjeter per tifozet shqiptare qe do te duan te marrin pjese ne kete event.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/