DURRËS, 1 nëntor 2014– Cristiano Ronaldo është krenaria e Portugalisë, por mbi të gjitha e Madeiros, që kërkon ta nderojë në mënyrën më të bukur të mundshme. Si? Me një statujë në Praca do Mar.
Lajmi jepet nga "Jornal da Madeira", që shpjegon se monumenti do të jetë 3 metra i lartë dhe do të prezantohet më 21 dhjetor. Përveç statujës, ylli i Real Madrid do të nderohet edhe nga qeveria lokale e Madeiras.





