11 mars 2015 – Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane te Portugalisë Bruno Maçaes, në vizitën e tij të parë në Shqëipëri, ka rikonfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësim në BE, por ka apeluar për realizimin e reformave.

 

Çdo hap progresi që bën Shqipëria drejt Bashkimit Europian shihet dhe vlerësohet nga vendet anëtare, ndaj është me shumë rëndësi ecja përpara me reformat. Jam i bindur se zgjerimi i Europës në vende të reja ka çfarë të na japë dhe çfarë të na mësojë”, deklaroi Maçaes gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministren e Integrimit, Klajda Gjosha.

Kjo e fundit vlerësoi mbështetjen e Porgutalisë, dhe rikonfirmoi se Shqipërisë drejt BE-së, i nevojitet ndihma e gjithë vendeve anëtare.

 

Një falënderim i veçantë i shkon edhe Portugalisë, për të gjithë mështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në procesin e Integrimit dhe për mbështetjen që na ka dhënë për marrjen e statusit kandidat”, u shpreh ministrja e Integrimit.

 

Gjosha  tha gjithashtu se Shqipëria  po punon për përmbushjen e 5 prioriteteve dhe është e vendosur të ecë përpara me reformat  duke pasur objektiv të radhës hapjen sa më të shpejtë të negociatave.

 

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/