Portugalia ka rivendosur sërish shtetrrethimin në 45 komuna, përfshirë Lisbonën për shkak të përhapjes së variantit Delta.

Vendi përballet me rritjen e rasteve Covid-19 për shkak të përhapjes së këtij mutacioni i cili po bëhet lloji më dominues.

Shtetrrethimi do të fillojë nga ora 11:00 deri në 5 të mëngjesit, ndërsa kafenetë dhe restorantet do të duhet të mbyllin dyert e tyre në 10:30 të darkës gjatë javës dhe 3:30 pasdite në fundjavë. 

Këto kufizime, tashmë të vendosura në Lisbonë dhe në dy komuna të tjera, do të shtrihen gjithashtu në 16 qytete të reja.

Portugalia raportoi më shumë 2,000 infeksione të reja në vetëm 24 orët e fundit , niveli më i lartë që nga mesi i shkurtit. Në këtë shtet, më shumë se 50% e popullsisë ka marrë një dozë të parë të një vaksine Covid-19 dhe 32% janë vaksinuar plotësisht.