6 shtator 2015 – Pavarësisht humbjes 1:0 në miqësore nga Franca, portieri i Portugalisë, Rui Patricio, ka deklaruar se Kombëtarja e tij udhëton me vetëbesim në Shqipëri.

Shqipëri – Portugali luhet të hënën në një tjetër ndeshje vendimtare për grupin I kualifikues.

“Ndaj Francës ishte një takim me raste të dy anëshme. Ne nuk shënuam kurse ata po. Por, ne shkojmë me vetëbesim për takimin me Shqipërinë”, tha ai. Patricio pret takim të vështirë me shqiptarët. “Secila ndeshje e ka tregimin e vet dhe të hënën do të jetë një takim tjetër. Shqipëria ka një ekip të mirë dhe gjithashtu po luftojnë të jenë në Evropian. Do të jetë takim i vështirë”, shtoi portieri.

/portali DurresLajm/