Milani zyrtarizon trajnerin e ri.

Pasuesi i Stefano Piolit në pankinën kuqezi do të jetë Paulo Fonseca.51-vjeçari portugez i lindur në Mozambik, ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin e famshëm italiane.

Kjo do të jetë aventura e dytë në Serie A për Fonsecan, i cili drejtoi Romën në vitet 2019-2021.

Ndër të tjera, ai ka drejtuar Porton dhe Bragën – ekip me të cilin fitoi Kupën e Portugalisë.Si edhe ukrainasit e Shakhtar Donetsk.

Ku fitoi 7 trofe në total, mes tyre tri herë titullin kampion.Dy edicionet e fundit, Fonseca i kaloi në Ligue 1 në stolin e francezëve të Lilles.