Aktori Mark Salling, i njohur për rolin e tij si Noah Puck Puckerman në serialin e njohur ‘Glee’, u arrestua në Los Angeles për posedim të pornografisë së fëmijëve

Arrestimi erdhi pasi policia kontrolloi shtëpinë e tij, në periferi të Sunland-it.

Burimet policore konfirmuan lajmin në mediat lokale, por nuk ka dhënë detaje të tjera, ndërkohë që përfaqësuesit e aktorit deri më tani nuk e kanë komentuar ngjarjen.
Salling ka lindur më 17 gusht të 1982-it në Dallas dhe u bë i njohur për rolin e tij në ‘Glee’, ku luajti në gjashtë seri nga 2009-2015. Në vitin 2013, ai ka pasur probleme me ligjin pasi u padit për sulm seksual nga një grua, e cila e akuzuar aktorin se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të pa prezervativ, edhe pse ajo i kishte kërkuar atij që të përdornte masa mbrojtëse