Posta Shqiptare ka njoftuar se për shkak të situatës në Ukrainë është pezulluar dërgimi i objekteve postare drejt këtij shteti.

Në njoftim bëhet me dije se klientët të cilët kanë bërë dërgesa ditën e sotme do të lajmërohen për t’u paraqitur pranë sporteleve për tërheqjen e tyre.

“Njoftojmë të gjithë klientët se është pezulluar dërgimi i objekteve postare drejt Ukrainës, deri në një njoftim të dytë. Klientët të cilët kanë bërë dërgesa ditën e sotme do të lajmërohen për t’u paraqitur pranë sporteleve për tërheqjen e tyre.

Posta Shqiptare solidarizohet me popullin e Ukrainës në këto momente të vështira”, thuhet në postim.