Automjete të shumta dhe autobuzë me protestues, kryesisht nga rrethet e jugut të Shqipërisë qarkullojnë drejt Tiranës në këto minuta.
Gazetarja e DurrësLajm, duke iu referuar burimeve zyrtare të policisë së Durrësit, raporton se në pika të ndryshme të autostradës janë vendosur postblloqe policie që monitorojnë lëvizjen e mjeteve drejt Tiranës.
Në këto orë të para të së shtunës ka pasur fluks të lartë mjetesh në autostradë, pasi shumë qytetarë dhe mbështetës të opozitës i drejtohen Tiranës për të marrë pjesë në protestën që do të nisë në orën 11.00.
Po sipas gazetares së DurrësLajm, policia rrugore dhe ajo e rendit nuk ka ndaluar mjetet, por vetëm po monitoron situatën.
K.H.





