Justin dhe Hailey Bieber kanë “vështirësi” me martesën.
Ndërsa thashethemet kanë nisur të qarkullojnë për marrëdhënien e tyre, një burim pranë çiftit thotë për “Entertainment Tonight” se Justin “është irrituar” nga Hailey.
”Justin irritohet shpejt dhe ndien se Hailey mund të jetë sipërfaqësore për mënyrën sesi marrëdhënia e tyre duket në syrin publik”. Ndërsa Hailey, “është mërzitur nga mungesa e motivimit të Justin.”
“Miqtë mendojnë se mund ta shpëtojnë martesën e tyre dhe të dy e duan këtë, por për momentin gjërat nuk janë mirë”, vijon burimi.
Ditët e fundit, Hailey është parë vetëm në New York dhe pa unazën e martesës. Por pas spekulimeve në media, ajo u shfaq sërish bashkë me unazën.
Gjatë udhëtimit të saj, Justin postoi disa foto enigmatike shoqëruar me disa ikona të zemëruara. Më pas, postoi një video ku thuhej: “Goce, nëse s’po më flet, të paktën më thuaj pse!”
Kjo periudhë ka qenë e turbullt për Justin. Ai nuk ka reshtur me postimet e çuditshme, ku në një prej tyre u është drejtuar edhe njerëzve që i thonë të kërkojë ndihmë.
“Njerëzit më thonë të shërohem, s’mendoni se nëse do të mund të kisha rregulluar veten, do ta kisha bërë? E di që s’jam mirë. E di që kam probleme me inatin. U përpoqa gjithë jetën që të bëhesha si njerëzit që më thoshin se duhet të bëhesha si ata. Kjo më lodh dhe më inatos më shumë”, vijoi ai.
Ndërsa në intervistën për Vogue në muajin maj, Hailey i hodhi poshtë të gjitha lajmet e divorcit, por duket se paqja për çiftin është ende larg.