Ish-banorja e Big Brother VIP dhe njëkohësisht mbesa e ish-Presidentit Bujar Nishani, Beniada Nishani ka shprehur ngushëllimet për humbjen e xhaxhait të saj.

Në një postim në Instagram, Beniada ngushëllon kushërirën e saj, vajzën e ish-Presidentit, Fiona.

‘Askush nuk vdes në tokë për sa kohë jeton në zemrën e atyre që mbeten. Fiona Nishani, zemra ime është me tyre,’- shkruan Beniada Nishani.

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në një spital në Gjermani.
Prej disa kohësh ai ishte shtruar për t’u trajtuar për shkak të komplikacioneve që kaloi pas Covid-19. Nishani kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi në jetë.

Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm.