Georgina Rodriguez, partnerja e superyllit të futbollit Cristiano Ronaldo, ka shkaktuar sërish pak zhurmë me postimin e saj të fundit në Instagram. Influencerja e mediave sociale ndau një seri fotosh nga vera e vitit 2020, duke përfshirë një imazh të saj dhe Ronaldos duke qëndruar para jahtit të tyre.

Imazhi, i cili tregon çiftin përballë jahtit Azimut Grande 27 metra, që blenë tre vjet më parë për më shumë se gjashtë milionë euro, u shoqërua me një mbishkrim ku shkruhej “Më kujtohet ajo pasdite vere kur shkuam të blinim varkën tonë”.

Teksa postimi mblodhi mbi shtatë milionë pëlqime, nga ana tjetër mori edhe kritika nga disa ndjekës të cilët e akuzuan sërish Rodriguez-in se po lëvdonte me stilin e saj luksoz të jetesës, ndërsa në një intervistë të fundit ajo kishte thënë se nuk i pëlqen të mirat materiale.

Pavarësisht komenteve negative, shumë fansa të Rodriguez e mbrojtën atë, duke i quajtur “xhelozë” ata që lanë komente negative. Ky reagim nuk është asgjë e re për Rodriguez pasi ajo është kritikuar shumë herë në të kaluarën për stilin luksoz të jetës dhe dhuratat që merr nga Ronaldo.