Ivanka Trump, e bija dhe njëherësh këshilltarja e lartë e presidentit amerikan Donald Trump i ka cilësuar protestuesit e mbledhur brenda dhe jashtë Kongresit amerikan si “patriotë”.

Përmes një postimi në Twitter, të cilin e fshiu pak momente më vonë për arsye ende të paqarta, vajza e Trump iu është drejtuar demostruesve me togfjalëshin: “patriotë amerikanë”.

Pasi e fshiu postimin ajo bëri një tjetër status ku shprehet se: “Dhuna duhet të ndalet menjëherë. Ju lutemi të jeni paqësor.”

Postimi i saj ka ngjallur debate dhe kritika të forta, duke parë edhe faktin se 4 vetë vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.