Televizioni Klan ka festuar mbrëmjen e kaluar 20-vjetorin e krijimit të tij si dhe mbrëmjen e fundvitit.
Në këtë festë kanë marrë pjesë gazetarë e moderatorë të njohur, të cilët kanë ndarë me ndjekësit momente nga festa.
Një ndër ta ka qënë moderatori Ermal Mamaqi, i cili ka postuar një foto së bashku me pronarin Aleksandër Frangaj, Vera Grabockën dhe Valbona Selimllarin.
"Alesandër Frangaj 20 vjeç", shkruan Mamaqi, ndërsa bie në sy edhe komenti i opinionistit durrsak, Olti Curri, i cili me shaka shkruan: "Mos i bej kot fresk Sandrit sikur duket 20 vjeç se ja fut Pirro Çako…Se per pamje i bie qe Vera te jete 10 vjeçe dhe Valbona."





