Në një postim të bërë ditën e sotëm, kandidati i Partisë Demokratike në Durrës, Igli Cara, ka ndarë me ndjekësit e tij një video nga Kuvendi i Shqipërisë, duke rikthyer në vëmendje një fjalim të ish-deputetit të ndjerë Sokol Olldashi.
Në video, Olldashi flet me tone të forta për fenomenin e shitblerjes së votës, të cilin e cilësonte si një rrezik të madh për demokracinë.
Në postimin e tij, Cara thotë se në atë kohë duke iu referuar me emër kryeministrit aktual Edi Rama, Olldashi paralajmëronte se ai do ta kthente shitblerjen e votës në një sistem, duke minuar vullnetin e lirë të qytetarëve.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjes miq!
Duke ju uruar javë të mbarë, le të kthehemi pak pas në kohë, për të rikujtuar e reflektuar!
E vërteta e hidhur që e dimë të gjithë!
E vërteta e paralajmëruar 12 vite më parë nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë!
Shitblerja e votës është kthyer në sistem!





