Fansat e aktores Elizabeth Hurley kanë vënë re se bukuroshja 55-vjeçare është shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh poston me bikini ose topless.
Sipas Hurley, fotot pikante nuk janë thjesht një zbavitje, por edhe për të promovuar linjën e saj të rroba banjove, shkruan “Page Six”.
“Unë kam linjën time të rrobave të banjës”,- shpjegoi Hurley. “Nuk do të shfaqesha kaq shpesh me rroba plazhi nëse nuk do të ekzistonte një arsye për këtë”
Duke përmendur pandeminë e Covid-19, ajo shtoi: “Nuk na është lejuar të shkojmë me pushime për 14 muaj … Unë kam një kompani të rrobave të plazhit dhe nuk kam qenë në plazh … Prandaj, ne kemi shitur aq sa mundemi. Ne kemi qenë duke improvizuar”..





