Gjyqi i dhjetë personave të akuzuar për ngacmim online të Brigitte Macron, bashkëshortes së presidenti të Francës do të mbahet sot në Paris. Ky gjyq do të mbahet lidhur me pretendimet e bëra ndaj zonjës së parë të Francës, Brigitte Macron se ka lindur burrë. Mediat e huaja shkruajnë se Brigitte dhe Emmanuel Macron kanë ndërmarrë veprime ligjore si në Francë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara, kundër përhapjes së pretendimeve se gruaja e presidentit francez ka lindur burrë me emrin Jean Michel Tronier.
Në Shtetet e Bashkuara, çifti presidencial ngriti një padi për shpifje në fund të korrikut kundër autores Candace Owens. Owens ka deklaruar në emisionet e saj online, se Brigitte Macron ka lindur burrë. Gjyqi në Francë është i ndarë nga procedurat në SHBA dhe ka të bëjë me një padi të ngritur nga Brigitte Macron në vitin 2024. Dhjetë të pandehur, tetë burra dhe dy gra, të moshës 41 deri në 60 vjeç janë në gjyq në Gjykatën Penale të Parisit.
Ata janë akuzuar për ngacmim online të Zonjës së Parë Franceze. Nëse dënohen, ata përballen me deri në dy vitee burg. Sipas prokurorëve, të pandehurit postuan dhjetëra komente fyese dhe keqdashëse në mediat sociale rreth gjinisë dhe seksualitetit të Brigitte Macron. Por, të gjithë të akuzuarit i mohojnë akuzat e ngrituar ndaj tyre, nga Brigitte Macron.
Thashethemet e rreme rreth identitetit gjinor të Zonjës së Parë kanë qarkulluar që nga viti 2017, kur Emmanuel Macron u zgjodh president. Këto u përforcuan në vitet në vijim nga qarqet e ekstremit të djathtë dhe të teorive të konspiracionit si në Francë ashtu edhe në SHBA.





