Jair Bolsonaro sfidon autoritetet dhe rregullat e pandemisë së koronavirusit. Edhe pse i infektuar me koronavirus, presidenti brazilian ka dalë sërish nga karantina e detyruar.
65-vjeçari është fotografuar duke ngarë motorin e duke folur me qytetarët në rrugë, pa maskë vetëm pak orë pasi kishte rezultuar pozitiv edhe në tamponin e tretë.
Presidenti më pas reagoi në “Facebookut”, duke qetësuar mediat dhe qytetarët dhe tha se është shumë mirë dhe se vazhdimisht ka marrë hidroksikloronikë.
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro ka rezultuar pozitiv për herë të tretë ndaj COVID-19 që nga infektimi i tij i tij më 7 korrik. Kujtojmë që Brazili është shteti i dytë në botë pas SHBA për nga numri i të infektuarve, duke regjistruar deri tani 2,287,475 të prekur nga të cilët kanë ndërruar jetë 84,082 persona.





