Infektohet me koronavirus Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami.
Testi për COVID-19 ka rezultuar pozitiv për Camin, që është pjesë e Task Forcës pranë Ministrisë së Shëndetësisë për koronavirusin.
Cami bëhet kështu anëtarja e dytë e Task Forcës e prekur, pas drejtorit të Urgjencës, Skënder Brataj që rezultoi pozitiv në testin e kryer pak ditë më parë.





