27 nëntor 2015 – Prezantuesi Ledion Liço është i zgjedhuri i 19-vjeçares, Sara Hoxha. Edhe pse mund të kenë rreth 10 vite diferencë por kjo nuk e ka penguar aspak bukuroshen e familjes trashëgimtare Hoxha, të vazhdojë një histori dashurie me punonjësin e tyre.
Madje duket se ajo po e shijon në maksimum protagonizmin. Në qendër të vëmendjes, Sara shfaqet edhe në foton e parë profesionale ku pozojnë si çift, realizuar nga fotografi Artan Korenica.
Me dekoltenë e hapur, 19-vjeçarja, shfaq gjithë hiret e saj, ndërsa Ledioni fshihet pas ëmbëlsisë së bjondes.
/portali DurresLajm/